E futi në listën e zezë për dhunë seksuale, Izraeli ndërpret lidhjet me zyrën e shefit të OKB-së
Izraeli ka ndërprerë marrëdhëniet me zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, pasi vendi u shtua në një listë të zezë të dhunës seksuale në zonat e luftës, njoftoi të enjten i dërguari i Tel Avivit në OKB. Ambasadori Danny Danon njoftoi vendimin për të ndërprerë kontaktet me zyrën e Guterres në një mesazh video të regjistruar paraprakisht, duke e quajtur shtimin e Izraelit "skandaloz" ndërsa pretendoi se vendimi është pjesë e një "fushate kundër Izraelit". "Sekretari i përgjithshëm dhe ekipi i tij vazhdojnë të përhapin gënjeshtra kundër Izraelit për të na vendosur ne dhe terroristët e Hamasit në të njëjtën listë. Kjo është e papranueshme", tha Dannon. Misioni diplomatik më vonë konfirmoi se lidhjet janë ndërprerë me zyrën e Guterres në një...
Burimi:
syri.net