VIDEO/ Tërmeti apokaliptik në Kolumbi, rëndohet bilanci, të paktën 111 të vdekur! Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënoja
Të paktën 111 persona kanë vdekur dhe 87 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 7.4 ballë që goditi Kolumbinë të hënën, sipas bilancit të fundit. Vdekjet ndodhën në departamentet e Valle del Cauca , Choco, Antioquia, Caldas dhe Rizalda, sipas përditësimeve të fundit nga vendi. Dhjetëra njerëz kanë vdekur në rajonin e Valle del Cauca, ku ndodhet Cali, qyteti i tretë më i madh i Kolumbisë. Tërmeti pati një thellësi fokale prej 115 km, u ndje fuqishëm dhe shkaktoi dëme në ndërtesa, me njerëzit që ikën nga frika. Shërbimi gjeologjik i Kolumbisë tha se epiqendra ishte në provincën Choco, në bregdetin e Paqësorit. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se nuk ishte lëshuar paralajmërim për cunami. Massive 7.4 magnitude earthquake in Colombia pic.twitter.com/4LpedCpUFd...
Burimi:
javanews.al