Dyshohet se do të çonte reaktorë bërthamorë në Korenë e Veriut, si anija ruse u zhduk në mënyrë misterioze pranë brigjeve të Spanjës
Një hetim i CNN ka zbuluar se anija ruse e mallrave “Ursa Major” (Arusha e Madhe), e cila dyshohet se transportonte pjesë të reaktorëve bërthamorë për nëndetëse drejt Koresë së Veriut, u fundos në rrethana misterioze pranë brigjeve të Spanjës në dhjetor të vitit 2024. Sipas hetimit, anija pësoi disa shpërthime të fuqishme rreth 60 milje larg brigjeve spanjolle. Dy anëtarë të ekuipazhit humbën jetën, ndërsa 14 të tjerë u shpëtuan nga autoritetet spanjolle. Pak para fundosjes, anija kishte ndryshuar kurs dhe kishte lëshuar sinjal emergjence. Qeveria spanjolle konfirmoi se kapiteni rus u kishte thënë hetuesve se anija transportonte komponentë për dy reaktorë bërthamorë të ngjashëm me ata të nëndetëseve, megjithëse nuk dihej nëse përmbanin material radioaktiv. Hetimi sugjeron se destinacioni i mundshëm i ngarkesës...
Burimi:
top-channel.tv