Dy të vdekur dhe katër të plagosur në një sulm të armatosur në Spanjë, në kërkim autori i sulmit
Të paktën dy persona janë vrarë dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm me armë në qytetin jugor spanjoll El Ejido, sipas raportimeve të mediave lokale. Gazeta El País bën të ditur se incidenti është regjistruar rreth orës 23:15 të mbrëmjes së kaluar, ndërsa autori i dyshuar i sulmit është ende në arrati. Pas ngjarjes, forca të shumta të Gardës Civile, përfshirë edhe njësi të Ekipit të Veprimit të Shpejtë, janë vendosur në zonë. Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu edhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e parë për të plagosurit. #ÚltimaHora 🔴 Dos muertos y cuatro heridos graves en un tiroteo en El Ejido (Almería)https://t.co/6EgzMm2vYJ — EL MUNDO (@elmundoes) May 19, 2026 Sipas burimeve, mes të plagosurve janë edhe dy...
Burimi:
top-channel.tv