Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi
Në epokën e satelitëve dhe teknologjisë moderne, është bërë pothuajse e pamundur të imagjinohen histori si ato të Luftës së Ftohtë, ku anije të mëdha “zhdukeshin” pa gjurmë. Sot, çdo lëvizje në det monitorohet me satelitë, radarë dhe kompani private inteligjence. Megjithatë, një lëvizje e dy anijeve të mëdha ruse ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare. Bëhet fjalë për dy nga superjahtet që shihen nga shërbimet perëndimore si të lidhura me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas hetimeve të autoriteteve amerikane dhe britanike, disa nga këto jahte janë të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me të, përmes rrjeteve të personave të afërt dhe janë vendosur nën sanksione. Njëri prej tyre, “Scheherazade”, është sekuestruar më parë në Itali. Së fundmi, jahti “Graceful” është rikthyer në lëvizje pas një kohe të...
Burimi:
javanews.al