DW/ Lufta e Iranit dhe kthesa e Friedrich Merzit

DW/ Lufta e Iranit dhe kthesa e Friedrich Merzit

Kreu i qeverisë gjermane, Friedrich Merz, dukej i befasuar nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Gjatë këtyre sulmeve u vranë figura të rëndësishme nga udhëheqja iraniane, mes tyre edhe lideri fetar Ajatollah Ali Khamenei, por edhe shumë civilë. Që këto sulme do të mbuloheshin nga e drejta ndërkombëtare, këtë nuk e ka pretenduar që atëherë asnjë jurist i njohur, as edhe ndonjë anëtar i qeverisë federale në Gjermani. Megjithatë, fjala "shkelje e së drejtës ndërkombëtare” nuk i ka dalë ende nga goja Friedrich Merzit. Në vend të kësaj, ai e përshkroi qeverinë iraniane si një "regjim terrorist” dhe tha: "Klasifikimet nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare do të kenë pak ndikim.” SHBA-ja dhe Izraeli, sipas tij, kishin "arsye të mira”...