DW: Kërcënimi i Iranit shkon përtej Ngushticës së Hormuzit
Tubacionet gaz dhe nafëtjellëse po konsiderohen si alternativë për të shmangur Ngushtincën e Hormuzit, ku kanë rifilluar sulmet.Fotografi: Mehmet Biber/dpa/picture alliance Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synojnë alternativa ndaj Ngushticës së Hormuzit, ndërsa trafiku detar po përballet sërish me sulme. A po fokusohet Irani edhe te tubacionet e ndërtuara si alternativë? Eksportet e naftës dhe gazit nga Gjiri Persik po përballen me ndërprerje të reja teksa përplasjet midis SHBA-së dhe Iranit intensifikohen. Për të dyja vendet, kontrolli i Ngushticës së Hormuzit është me rëndësi strategjike. Gjatë muajve të fundit, Irani ka treguar se mund ta kontrollojë ose të paktën ta pengojë funksionimin e Ngushticës, thotë Guntram Wolff, studiues i nivelit të lartë në institutin kërkimor Bruegel dhe profesor ekonomie në...
Burimi:
kohajone.com