Duzinë tërmetesh godasin zonën afër bazës supersekrete të Nevadës në SHBA 24 orët e fundit

Duzinë tërmetesh godasin zonën afër bazës supersekrete të Nevadës në SHBA 24 orët e fundit

Të paktën 17 tërmete me magnitudë deri në 4.4 janë regjistruar vetëm pak kilometra larg ‘Zona 51’, një fenomen që falë teorive konspirative e lidhin bazën amerikane me UFO-t, alienët dhe testimet e avionëve eksperimentalë. Tërmeti i magnitudës 4.4 ka nxitur spekulime për mundësinë e testimeve të mundshme nëntokësore. Lëkundjet u regjistruan në një zonë që zakonisht nuk njihet për aktivitet të shpeshtë sizmik, duke ngritur pyetje midis vëzhguesve. Gjeofizikani Stefan Burns e përshkroi vendndodhjen si “një vend të pazakontë për të pasur një tërmet”, duke vënë në dukje se rajoni historikisht ka mbetur relativisht i qetë krahasuar me zona të tjera të rënda në Perëndim. Gjithashtu, ai tregoi thellësinë e vogël të tërmetit më të fortë, rreth katër kilometra nën tokë, një detaj që...