Aktivistja Sidorela Vatnikaj shpalos kërkesat: Kontratë e re mes shtetit dhe shoqërisë shqiptare

Aktivistja Sidorela Vatnikaj shpalos kërkesat: Kontratë e re mes shtetit dhe shoqërisë shqiptare

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka përsëritur kërkesat e protestuesve, duke e vendosur në krye të tyre dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Vatnikaj tha se protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas saj, duhet të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. “Përsërisim kërkesat që na kanë nxjerrë në këtë shesh. Kërkojmë dorëheqjen e Ramës, së dyti kërkojmë krijimin e një qeveri tranzitore 12 mujore që do ta çojë vendin në zgjedhje të lira dhe demokratike, pa ndikimin e mafies e të krimit dhe pa patronazhistë. Së treti kërkojmë anulimin e të gjitha ligjeve që e ndajnë Shqipërinë copa copa për ta shitur, anulimin e Paktës së Maleve, anulimin e ligjit për Investimet Strategjike dhe atë për zonat e mbrojtura”,...