“Duhet të eliminojmë armët”, Ati i Shenjtë përshëndet paktin SHBA-Iran
Papa Leoni XIV ka përshëndetur marrëveshjen e përkohshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila synon ti japë fund konfliktit rajonal në Lindjen e Mesme. Papa theksoi se dialogu dhe negociatat janë rruga më e mirë për të shmangur rikthimin e konfliktit. “Gjithmonë duhet të bëjmë thirrje për paqe, të bëjmë thirrje për negociata. Falënderojmë Zotin që ekziston të paktën ky memorandum, të cilin thonë se do ta nënshkruajnë zyrtarisht të premten. Ka ende disa pika për t’u zgjidhur, por është gjithmonë më mirë ta bëjmë këtë përmes dialogut dhe negociatave, sesa duke u kthyer në luftë”, tha Papa Leoni. Papa Leo shprehu shpresën se marrëveshja nuk do të mbetet vetëm një hap diplomatik, por do të sjellë fundin e vërtetë të luftës dhe stabilitet...
Burimi:
javanews.al