No Image Available

“Duhet mbrojtur”! Vuçiç deklartë para ushtrisë serbe: Kosova është pjesë e shenjtë e Serbisë

Aleksandar Vuçiç SERBI- Një deklaratë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për Kosovën ka tërhequr vëmendjen e mediave. Gjatë një ceremonie të Forcave të Armatosura të Serbisë, të mbajtur sot në Banjicë, Vuçiç iu drejtua ushtrisë duke thënë se Kosova duhet të mbrohet, pasi sipas tij ajo është pjesë e shenjtë e Serbisë. Presidenti serb nuk ngurroi të sulmonte sërish aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke pretenduar se këto vende kishin formuar një aleancë kundër Serbisë. Ai iu drejtua ushtarëve duke u shprehur se ditë të vështira po vijnë dhe se ata duhet të jenë në gatishmëri. “Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, si sipas Kushtetutës, ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit. Ne duhet ta kujtojmë këtë dhe duhet ta...