“Duhen dy veta për të kërcyer tango”, JD Vance: SHBA, gati të nisë operacionin në Iran nëse do jetë e nevojshme
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ka deklaruar se SHBA i kanë ulur aftësitë ushtarake të Iranit. Sipas Vance, presidenti Donald Trump ka këshilluar ekipin e tij të vazhdojë negociatat në mënyrë agresive me vendin. Ai thotë se negociatat janë në një pikë të mirë, por shton se duhen dy veta për të kërcyer tango dhe SHBA-të janë të gatshme për të rinisur operacionin nëse do jetë e nevojshme.
Burimi:
vizionplus.tv