Dorëheqja e Starmer dhe siguria e Evropës

Dorëheqja e Starmer dhe siguria e Evropës

Megjithëse Keir Starmeri mund të mos ishte i preferuar nga publiku britanik, ai me shumë gjasa kishte disa miq mes figurave kryesore politike të BE-së. Për shembull, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e falënderoi me këto fjalë: ‘Siguria evropiane dhe ukrainase është më e fortë falë jush’. Edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e Starmer-it në ‘Koalicionin e të Vullnetshmëve’ dhe për rivitalizimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe Britanisë së Madhe. Keir Starmer tërhoqi vëmendjen në Evropë, veçanërisht si një mbështetës i Ukrainës. Së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, lideri britanik udhëhoqi ‘Koalicionin e të Vullnetshmëve’. Kjo aleancë, që përbëhet nga rreth 35 shtete, mbështet Ukrainën me ndihmë ushtarake dhe, sapo të arrihet një armëpushim, synon...