Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Ivanka Trump ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi pamje nga udhëtimi i saj luksoz në Bahamas, ku mori pjesë në dasmën private të së vëllait, Donald Trump Jr., me Bettina Anderson. Vajza e presidentit amerikan u shfaq elegante në disa foto verore të postuara në Instagram Story, ku pozonte me fustane tropikale plot stil. Në disa prej imazheve u panë edhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, Lara Trump, bashkëshortja e të vëllait Eric, dhe motra e saj Tiffany Trump. Ivanka ndau gjithashtu momente me mbesën e saj 19- vjeçare Kai Trump, të cilën e quajti “partnerja më e mirë për paddle board”, ndërsa publikoi edhe një citat romantik të Victor Hugo për dashurinë. “Të dashurosh ose të kesh dashuruar, kjo mjafton. Mos kërko...