“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

Ceremonitë mortore për Liderin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, janë shoqëruar me shfaqjen e banderolave që përmbajnë kërcënime ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Një banderolë e madhe me mbishkrimin “Do ta vrasim Trumpin” u mbajt nga pjesëmarrësit në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e shenjtë të Mashhadit, ku Khamenei pritet të varroset, pas ceremonive dhe procesioneve mortore që kanë zgjatur për gjashtë ditë. Një tjetër banderolë me të njëjtin mesazh u vendos gjatë natës në fasadën e një hoteli në Mashhad, ndërsa të hënën pjesëmarrës në ceremonitë mortore në Teheran u panë gjithashtu duke mbajtur pankarta me të njëjtin kërcënim. Deklaratat dhe mesazhet vijnë në një kohë tensionesh të larta mes Teheranit dhe Uashingtonit. Vetë Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën, pas përfundimit...