Djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer, detaje nga ngjarja makabre në Greqi

Djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer, detaje nga ngjarja makabre në Greqi

Një ngjarje makabre në Mystras të Greqisë ka tronditur opinionin publik. Detaje të reja zbulojnë se djali 55-vjeçar dyshohet se ka mbajtur trupin e babait të tij të vdekur në një frigorifer për rreth 2.5 vjet, për të vazhduar të merrte pensionin e tij dhe atë të nënës së ndjerë. Sipas hetimeve paraprake, nëna e 55-vjeçarit kishte ndërruar jetë më herët, ndërsa pensioni i saj përfitohej nga bashkëshorti i saj, babai 90-vjeçar i të arrestuarit. Rasti u zbulua pasi autoritetet në Laconia morën informacion se 90-vjeçari, i lindur në vitin 1936, nuk ishte parë prej një kohe të gjatë. Gjatë hetimit, policia kontaktoi djalin e tij 55-vjeçar, i cili pretendoi se babai i tij ishte larguar dhe jetonte në Athinë. Megjithatë, hetuesit verifikuan deklaratën e...