Djali 7-vjeçar sulmohet për vdekje nga majmuni në Tajlandë, kafsha ishte strehuar nga gjyshi i tij vite më parë
Një djalë 7-vjeçar humbi jetën në një ngjarje tragjike në Tajlandë, pasi u sulmua nga majmuni që mbahej nga familja e tij. Fëmija po luante jashtë shtëpisë së tij kur u sulmua nga majmuni. Sipas raportimeve, majmuni e kafshoi dhe e rrëzoi përtokë, ndërsa fëmija u përpoq të shpëtonte duke bërtitur për ndihmë. Fqinjët, të alarmuar nga britmat, vrapuan drejt vendit të ngjarjes dhe e gjetën 7-vjeçarin të plagosur rëndë. Majmuni ishte ende i lidhur në një shkop bambuje, por me një litar mjaftueshëm të gjatë për t’i lejuar lëvizje të konsiderueshme. Nëna e viktimës tha se dhëmbët e majmunit i kishin shkaktuar dëmtime të rënda, duke i shpuar mushkëritë. Banorët e zonës thanë se kafsha ishte e njohur për sjelljen agresive dhe sipas tyre,...
Burimi:
top-channel.tv