Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zgjodhi një dhuratë të pazakontë për liderët e NATO-s në përfundim të samitit në Ankara: nga një revolver të personalizuar me emrin e secilit prej tyre. Mes atyre që morën dhuratën ishte edhe kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për revolverin e prodhimit turk Sarsılmaz SR 38, një armë me tambur me kapacitet gjashtë fishekë, e aftë të përdorë municion .357 Magnum dhe .38 Special. Revolveri ka mekanizëm me veprim të dyfishtë dhe është ndërtuar prej çeliku të farkëtuar. Megjithatë, kjo dhuratë krijoi ngatërresa ligjore për disa. Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, deklaroi se u detyrua ta çaktivizonte armën dhe ta linte në Ankara, pasi ligjet e rrepta britanike ndalonin futjen e saj në avionin qeveritar. Ky gjest ndryshon plotësisht nga...
Burimi:
opinion.al