Dhjetëra persona humbin jetën nga zjarri në një lokal në Bangkok (VIDEO)

Dhjetëra persona humbin jetën nga zjarri në një lokal në Bangkok (VIDEO)

Së paku 27 persona humbën jetën nga një zjarr që përfshiu një lokal nate në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, tha të hënën kryeministri Anutin Charnvirakul, pasi vizitoi vendin e ngjarjes. Zjarri shpërtheu të dielën vonë në lokalin Rong Beer Na Ladprao, në distriktin verior Ladprao të Bangkokut. Sipas gazetës Bangkok Post, 63 persona u plagosën – prej tyre 22 në gjendje të rëndë. Pamjet televizive treguan flakët duke përfshirë lokalin, ndërsa zjarrfikësit arritën t’i vinin nën kontroll pas rreth 45 minutash. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Guvernatori i Bangkokut, Chadchart Sittipunt, tha se hetuesit po shqyrtojnë nëse daljet emergjente kanë qenë të bllokuara dhe nëse lokali i kishte përmbushur standardet e sigurisë kundër zjarrit. Sipas tij, zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të...