“Dera drejt së ardhmes së Gazës mbetet ende e mbyllur”, premtimet e Trump për rindërtimin të paplotësuara
Gaza ndodhet në një gjendje të rëndë pasigurie më shumë se shtatë muaj pasi Donald Trump ndërmjetësoi marrëveshjen e armëpushimit… nuk ka nisur asnjë proces rindërtimi, i ashtuquajturi “Bordi i Paqes” po përballet me mungesë fondesh, ndërsa teknokratët palestinezë të zgjedhur për të administruar territorin janë lënë mënjanë në Egjipt. Në një raport të dorëzuar më 15 maj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Bordi i Paqes deklaroi se “pengesa kryesore” për realizimin e planit të Trump për Gazën është refuzimi i Hamasit për të dorëzuar armët dhe për të hequr dorë nga kontrolli i territorit. Megjithatë, disa persona të njohur me situatën thanë se mungesa e financimeve mund ta rrezikojë seriozisht të gjithë projektin. Nëntë vende premtuan 7 miliardë dollarë në paketën e parë...
Burimi:
javanews.al