Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, ministrja serbe justifikohet. I kërkon falje Vuçiçit dhe qeverisë së Serbisë
Ministrja serbe Snezana Paunoviç ka reaguar pas deklaratës së saj për “spastrimin etnik të Kosovës”, duke pretenduar se fjalët e saj janë nxjerrë nga konteksti. Në një intervistë televizive, Paunoviç i kërkoi falje presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë serbe, duke theksuar se ata “nuk kanë as faj dhe as përgjegjësi” për deklaratën e saj. Ajo tha se vetëm disa sekonda nga një intervistë më e gjatë u morën dhe u kthyen në një çështje politike, ndërsa këmbënguli se nuk bëhej fjalë për një qëndrim zyrtar të institucioneve serbe. “Kjo është historia ime, jo një deklaratë. Është e pakëndshme të shpjegosh se kjo nuk është politikë e presidentit apo e qeverisë”, ka thënë ajo.
Burimi:
kohajone.com