Çmimi i lartë i luftërave pa mbarim

Çmimi i lartë i luftërave pa mbarim

FOTO ILUSTRUESE IZRAEL- Binyamin Netanyahu është i aftë t’i nisë shpejt konfliktet, por jo t’i përfundojë ato, shkruan The Economist. Jo të gjitha luftërat zhvillohen njësoj. Një arsye për mbijetesën 78-vjeçare të Izraelit, një vend i vogël demokratik në një rajon kryesisht armiqësor, është se udhëheqësit e tij e kanë kuptuar prej kohësh këtë fakt. Ata panë se përfitimet e mëdha vijnë nga parandalimi i luftërave, por kur është e nevojshme, nga zhvillimi i tyre me shpejtësi, me objektiva të përcaktuara qartë dhe realiste. Konfliktet e shkurtra, besonin ata, duhet të ishin pararendëse të diçkaje shumë më të vlefshme: një jete civile të lulëzuar. Në kohë paqeje, një vend mund të rritet më mirë, duke forcuar fuqinë e tij ekonomike dhe teknologjike. Për këto arsye, për...