Çfarë ndodhi me Rod Stewart? Këngëtari merr oksigjen në mes të koncertit
Një moment i vështirë ka shoqëruar legjendën e rock-ut Rod Stewart gjatë një koncerti në Utah të SHBA-së. Këngëtari 81-vjeçar ishte pranë humbjes së ndjenjave gjatë performancës së tij më 19 qershor, duke u detyruar të ndërpriste për pak minuta koncertin për të marrë oksigjen direkt në skenë. Sipas pamjeve të publikuara nga TMZ, Stewart u pa duke u mbështetur te instrumentet muzikore, mbrojtëset e skenës dhe një shtyllë, ndërsa përpiqej të vazhdonte performancën. Në një moment, anëtarët e stafit i sollën një bombol oksigjeni në skenë, nga e cila ai mori disa frymëmarrje të thella para se t’i drejtohej sërish publikut. Pavarësisht shqetësimit shëndetësor, artisti britanik arriti ta përfundonte koncertin, por këtë herë i ulur në një karrige. Koncerti u zhvillua në West Valley...
Burimi:
javanews.al