Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los Angeles, përmbytet Hollywoodi Perëndimor dhe mbyllen bizneset (VIDEO)
Një tubacion kryesor i ujësjellësit, i ndërtuar në vitin 1916 dhe i vendosur nën një nga bulevardet më të frekuentuara në zonën e West Hollywood, u ça mbrëmjen e së mërkurës, duke shkaktuar rrjedhje të mëdha uji, përmbytje në rrugë dhe bllokim të rëndë të trafikut. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një tubacion çeliku që është pjesë e rrjetit kryesor të furnizimit me ujë të Los Anxhelosit, duke transportuar ujin nga digat dhe rezervuarët drejt rrjetit të shpërndarjes në të gjithë qytetin. Ky segment ishte planifikuar të zëvendësohej në vitin 2031. Departamenti i Ujit dhe Energjisë i Los Anxhelosit kishte paralajmëruar që në vitin 2019 se rreth 29% e tubacioneve të qytetit ishin më të vjetra se 80 vjet, duke iu afruar fundit të jetëgjatësisë...
Burimi:
vizionplus.tv