Brukseli ngre “murin” e ri kundër emigracionit të paligjshëm
Negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare kanë arritur një marrëveshje mbi një rregullore të re që shtrëngon procedurat për dëbimin e emigrantëve pa të drejtë qëndrimi në Bashkimin Evropian, shkruan Reuters. Masa është pjesë e strategjisë së Brukselit për të forcuar kontrollin e emigracionit dhe për të rritur numrin e kthimeve efektive. Sipas marrëveshjes, shtetet anëtare do të jenë në gjendje të krijojnë të ashtuquajturat “qendra kthimi” në vendet jashtë Bashkimit Evropian, ku mund të transferohen njerëzit, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar ose që janë urdhëruar të largohen nga territori i BE-së. Komisioni Evropian tha se rregullat e reja do të thjeshtojnë procedurat dhe do t’u japin autoriteteve mjete më efektive për të zbatuar vendimet e kthimit. Aktualisht, vetëm rreth 20%...
Burimi:
javanews.al