Britania vendos sistem të ri anti-dron në Lindjen e Mesme, do të instalohet në avionët “RAF Typhoon”
Britania e Madhe ka njoftuar vendosjen e një sistemi të ri anti-dron në Lindjen e Mesme, në një lëvizje që synon forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve ajrore në rajon. Sistemi i njohur si Advanced Precision Kill Weapon System do të instalohet në avionët luftarakë Eurofighter Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore britanike, duke u mundësuar atyre të godasin dhe shkatërrojnë dronët me saktësi të lartë dhe me kosto më të ulët. Sipas autoriteteve britanike, sistemi po vendoset për të mbrojtur “qytetarët dhe partnerët e Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme nga sulmet me dronë”, në një periudhë kur tensionet në rajon mbeten të larta. Ministri britanik për gatishmërinë e mbrojtjes dhe industrinë, Luke Pollard, deklaroi se projekti është realizuar në kohë rekord falë bashkëpunimit me...
Burimi:
javanews.al