87 ditë protestë/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, do ta gjejmë rrugën e rrëzimit të Ramës

87 ditë protestë/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, do ta gjejmë rrugën e rrëzimit të Ramës

Ish luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj theksoi se qytetarët kanë rrëzuar mendësinë dhe “sindromin” se njëra nga dy partitë e mëdha duhet të jenë të vetmet që mund të qeverisin vendin. Ai theksoi se qeveria e Edi Ramës, që me ardhjen në pushtet, i ka mashtruar sistematikisht qytetarët shqiptarë. “Është rrëzuar mendësia ose sindroma që një nga këto dy parti duhet të jetë në pushtet. Njerëzit nuk rreshtohen më në emër të partisë, por të interesit kombëtar. Është këputje zinxhirësh nga sindroma e skllavit politik. Më dhimbsen ata që mendojnë se akoma mbijetesa është e mundur në zinxhirët e partisë. Ne jetojmë edhe më mirë dhe dinjitetshëm. Kjo qeveri ka mashtruar prej 2013 shqiptarët. Roma ka përfunduar para 2 mijë vjetësh ciklin e ujësjellësve dhe...