Bota e medias në zi! Ndërron jetë themeluesi i CNN, Ted Turner
Ted Turner, themeluesi i CNN dhe një nga figurat më të rëndësishme në historinë e mediave moderne, ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në moshën 87-vjeçare. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Turner Enterprises. I lindur në Ohio dhe i vendosur në Atlanta, Turner u bë i njohur si një sipërmarrës vizionar që revolucionarizoi lajmet televizive duke krijuar rrjetin e parë 24-orësh të lajmeve në botë. Për shkak të stilit të tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh të guximshëm, ai fitoi nofkën “The Mouth of the South”. Gjatë karrierës së tij, Turner ndërtoi një perandori mediatike që përfshinte super-stacionin e parë kabllor, si dhe kanale të njohura për filma dhe filma vizatimorë. Ai ishte gjithashtu pronar i ekipeve sportive si Atlanta Braves. Përtej...
Burimi:
javanews.al