Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

Eksportet e naftës bruto të Iranit ranë në nivelin e tyre më të ulët në të paktën gjashtë vjet në maj, ndërsa bllokada detare e Shteteve të Bashkuara shtrëngon burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Teheranit mes armëpushimit të brishtë midis dy kombeve, shkruan A2CNN. Bllokada ndaj porteve të Iranit, të cilën Uashingtoni e nisi më 13 prill, është pjesë e përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të ushtruar presion mbi Iranin që të bjerë dakord me kushtet e tij për një marrëveshje paqeje. Teherani e ka dënuar këtë veprim si të paligjshëm dhe e ka përshkruar konfiskimin e anijeve nga SHBA-të rreth porteve të tij si një “akt piraterie”. Veprimi i SHBA-ve erdhi pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit për anijet nga shumica...