Bisedimet në ngërç, Trump paralajmëron Iranin: Koha po mbaron

Bisedimet në ngërç, Trump paralajmëron Iranin: Koha po mbaron

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se “ora po ecën” ndërsa negociatat për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Donald Trump deklaroi se Teherani duhet të lëvizë shpejt, përndryshe “nuk do të mbetet asgjë prej tyre”. “ATA DUHET TË LËVIZIN, SHPEJT, ose nuk do të mbetet asgjë prej tyre. KOHA ËSHTË E RËNDËSISHME!”, shkroi ai. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, mesazhi i tij erdhi pas një telefonate me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në një moment kur bisedimet për armëpushim dhe marrëveshje të re mbeten të bllokuara. Nga ana tjetër, mediat iraniane raportojnë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë lëshime konkrete ndaj propozimeve të fundit të Teheranit, duke rritur rrezikun e një ngërçi në negociata....