Bisedimet me Iranin në Islamabad, AP: Zv.Presidenti amerikan Vance nuk është larguar ende nga Uashingtoni

Bisedimet me Iranin në Islamabad, AP: Zv.Presidenti amerikan Vance nuk është larguar ende nga Uashingtoni

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance është ende në Uashington, ku mori pjesë në disa takime dhe konsultime sot, raporton AP. Vance ishte planifikuar të nisej për në Islamabad sot për raundin e dytë të bisedimeve me delegacionin negociues iranian. Por mesa duket, zv.Presidenti amerikan ende nuk është nisur për në kryeqytetin e Pakistanit, ku pritet të mbahen bisedimet me Iranin.