Belgjikë/ Treni përplas minibusin e shkollës, 4 të vdekur
Katër të vdekur është bilanci i një aksidenti ndodhur në Belgjikë ku treni përplasi një minibus shkolle, mëngjesin e kësaj të marte, në qytetin Bugenhout. Në minibusin shkollor ndodheshin shtatë fëmijë dhe një shoqërues. Autoritetet kanë konfirmuar se viktimat janë katër: dy nxënës 12 dhe 15 vjeç, shoferi dhe shoqëruesi. Policia federale sqaroi paraprakisht se furgoni po lëvizte përpara një shkolle të mesme të edukimit special kur kaloi mbi shina dhe u përplas nga treni. ‘Përplasja ndodhi rreth orës 08:10 të mëngjesit teksa pamjet tregojnë se barrierat ishin të ulura dhe semafori ishte i kuq. Nuk i dimë ende rrethanat e aksidentit’ thanë në një deklaratë kompania publike që menaxhon dhe mirëmban rrjetin hekurudhor belg. Ndër reagimet e para për ngjarjen ishte edhe ajo e presidentes së...
Burimi:
opinion.al