BE: Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare

BE: Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare

Komisioni Evropian (KE) konsideron, se zgjatjet e kontrolleve kufitare në Gjermani nuk janë të arsyetuara mjaftueshëm. Në një deklaratë të autoritetit në Bruksel thuhet, se informacionet e dhëna nga qeveria federale nuk i justifikojnë mjaftueshëm kontrollet aktuale në të gjithë kufijtë. Mungon një shpjegim se pse kërcënimi i përmendur nga Ministria Federale e Brendshme duhet të jetë i njëjtë në çdo segment të kufirit. Gjithashtu thuhet se nuk ka një arsye pse një periudhë prej gjashtë muajsh dhe jo një periudhë më e shkurtër  konsiderohet më e përshtatshme për një zgjatje. Në total, kontrollet kufitare janë zgjatur tashmë tri herë, së fundi edhe për gjashtë muaj deri në mesin e shtatorit 2026. Komisioni Evropian propozon alternativa për Republikën Federale dhe vendet e tjera anëtare për...