BE: Qendra paraburgimi për migrantët në vende të treta! Gjermani kërkon shtete partnere

BE: Qendra paraburgimi për migrantët në vende të treta! Gjermani kërkon shtete partnere

BE dëshiron të rrisë dhe të përshpejtojë  dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar në të ardhmen, kryesisht në tre mënyra: së pari, procedurat e dëbimit brenda BE-së duhet të bëhen më efikase, përmes njohjes së ndërsjellë të vendimeve për refuzimin e aplikimeve për azil dhe zbatimit të tyre nga të gjitha vendet e BE. Së dyti, përfitimet që u jepen atyre që duhet të largohen nga vendi duhet të reduktohen në mënyrë të njëtrajtshme, nëse ata nuk bashkëpunojnë. Gjithashtu, duhet të zgjatet edhe koha e paraburgimit në pritje të dëbimit. Dhe së treti: rruga është politikisht e qartë për krijimin e qendrave të paraburgimit në vende të treta. Azilkërkuesit e refuzuar, të cilëve u dështon dëbimi, për shembull sepse vendi i tyre i origjinës refuzon t’i...