BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Derisa të korrigjohet regresi në Drejtësi, s’ka financim

BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Derisa të korrigjohet regresi në Drejtësi, s’ka financim

Marta Kos dhe Aleksandër Vuçiç SERBI-Bashkimi Evropian ka pezulluar pagesat e mbështetjes financiare për Serbinë, sipas Planit Evropian të Zhvillimit, për shkak të pengesave në funksionimin e gjyqësorit. Mediat serbe raportojnë se Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, njoftoi se fondet do të mbeten të ngrira derisa Beogradi të korrigjojë problemet e identifikuara në sistemin gjyqësor. “Në këtë moment kemi pezulluar të gjitha pagesat (për Serbinë) në kuadër të planit të zhvillimit, sepse po shohim sërish regres në sistemin gjyqësor. Derisa kjo të korrigjohet, vendi nuk do të mund të përfitojë mbështetje financiare nga BE-ja”, tha Kos gjatë një konference për shtyp. Më herë, Brukseli po shqyrtonte edhe bllokimin e 1.5 miliardë eurove ndihmë për shkak të lidhjeve me Rusinë.