BE me plan të ri zgjerimi, Franca dhe Gjermania: Integrimi gradual nuk zëvendëson anëtarësimin

BE me plan të ri zgjerimi, Franca dhe Gjermania: Integrimi gradual nuk zëvendëson anëtarësimin

Në vigjiljen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Malin e Zi, Gjermania dhe Franca kanë paraqitur një non-paper për rajonin. Në dokumentin joformal. Berlini dhe Parisi i kërkojnë Komisionit Europian të hartojë propozime që do të lehtësonin integrimin gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian. Sipas propozimit, vendet që afrohen me anëtarësimin do të mund të përfitonin më herët nga disa avantazhe të tregut të brendshëm europian, dhe një përfshirje më të madhe të shteteve kandidate në proceset institucionale të BE-së. Megjithatë, në dokument theksohet se kjo përfshirje duhet të zhvillohet vetëm mbi baza të qarta që garantojnë ruajtjen e pavarësisë dhe autonomisë së procesit vendimmarrës të BE-së. “Politika e zgjerimit ka nevojë për një shtysë të re. Samitet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor më...