BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian tha se i kundërshton aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si zakonisht, përderisa regjimi i Vladimir Putinit vazhdon agresionin ndaj Ukrainës. Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet policisë së entitetit të Republikës Sërpska dhe Moskës, Komisioni Evropian i tha Radios Evropa e Lirë se entitetet në Bosnje dhe Hercegovinë kanë të drejtë të zhvillojnë bashkëpunim ndërkombëtar në fushat për të cilat janë përgjegjëse, por se duhet t’i përmbahen plotësisht Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe vendimeve të institucioneve shtetërore. “Politika e jashtme në Bosnje dhe Hercegovinë është kompetencë ekskluzive e shtetit, ndërsa entitetet kanë detyrim kushtetues t’i ndihmojnë institucionet shtetërore në përmbushjen e obligimeve të tyre”, thuhet...