Bastisje, miliona dollarë dhe arrestime në Irak: Çfarë fshihet pas ofensivës?
Bastisje të kryera në agim në lagjet elitare të Bagdadit, miliona dollarë të sekuestruara, pako me para të fshehura disa metra nën tokë dhe arrestime të deputetëve, zyrtarëve të lartë e biznesmenëve nga njësitë elitare antiterroriste. Kjo është pamja e fushatës së re kundër korrupsionit të nisur nga kryeministri i ri i Irakut, Ali al-Zaidi, e cila prej ditësh dominon mediat dhe rrjetet sociale në vend. Operacioni, i quajtur “Ofensiva e Agimit”, çoi më 28 qershor në arrestimin e rreth 50 personave të dyshuar për përvetësim të fondeve publike, zhvatje dhe vepra të tjera penale, kryesisht në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, ku ndodhen institucionet më të rëndësishme shtetërore. Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i të arrestuarve mund të kalojë 100. Në një deklaratë zyrtare,...
Burimi:
javanews.al