Ballkani mbetet “në emergjencë”, Donald Trump zgjat afatin (DOKUMENTI)

Ballkani mbetet “në emergjencë”, Donald Trump zgjat afatin (DOKUMENTI)

donald trump-dokumenti SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor të paktën deri vitin e ardhshëm. Masa bazohet në aktivitete që kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe qeverisjen demokratike në Ballkanin Perëndimor dhe vazhdojnë të përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së. Një dokument presidencial i lëshuar nga Zyra Ekzekutive e Presidentit më 24 qershor thotë se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet penguese, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet euroatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë...