Bakllavaja ndez ‘luftën’ e re mes Greqisë dhe Turqisë, vendos UNESCO

Bakllavaja ndez ‘luftën’ e re mes Greqisë dhe Turqisë, vendos UNESCO

Një tjetër mosmarrëveshje kulturore ka shpërthyer mes Greqisë dhe Turqisë, kësaj radhe për origjinën e bakllavasë. Sipas një raporti të gazetës gjermane Hersfelder Zeitung, Ankaraja i ka kërkuar zyrtarisht UNESCO-s që bakllavaja të njihet si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të Turqisë. Vendimi për kërkesën pritet të merret më vonë gjatë këtij viti, në sesionin e 21-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, që do të zhvillohet në Xiamen. Lëvizja e Turqisë ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Greqisë, e cila ka paraqitur gjithashtu një kërkesë pranë UNESCO-s, duke argumentuar se bakllavaja lidhet me traditat kulinare bizantine dhe greke të lashta. Nga ana tjetër, Turqia mbështet pretendimin e saj në receta historike të zhvilluara në kuzhinën e Kostandinopojës gjatë periudhës osmane. Sipas...