Atentati ndaj gazetarit investigativ, policia italiane arreston 4 të dyshuar
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshuar si autorët e atentatit me eksploziv ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ “Report”. Sipas mediave italiane, operacioni u zhvillua nga karabinierët me urdhër të Gjykatës së Romës, me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias. Tre nga të arrestuarit janë dërguar në burg, ndërsa një i katërt është vendosur në arrest shtëpiak. Arrestimet u kryen në orët e para të mëngjesit të së martës në provincat e Napolit dhe Avellinos. Atentati ndodhi mbrëmjen e 16 tetorit 2025 në Pomezia, pranë Romës, kur një sasi eksplozivi shpërtheu përpara portës së banesës së gazetarit. Si pasojë, u shkatërruan dy automjetet e tij të parkuara jashtë dhe u dëmtua muri rrethues i pronës. Sipas hetimeve, katër të dyshuarit akuzohen për...
Burimi:
vizionplus.tv