Asgjë s’ka mbaruar/ Del në dritë plani sekret i Iranit kundër Amerikës dhe Izraelit
Armëpushimi 60-ditor mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij mund të ketë qenë vetëm një pauzë para një tjetër përshkallëzimi. Sipas një raportimi të “Wall Street Journal”, gjatë periudhës së armëpushimit, udhëheqja iraniane po përgatitej për një tjetër përballje me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Sipas burimeve të cituara nga gazeta, Teherani kishte vendosur të forconte strukturat ushtarake, të përshpejtonte prodhimin e raketave dhe dronëve dhe t’i jepte Gardës Revolucionare një rol më të madh në komandën e forcave të armatosura. Raportimi pretendon gjithashtu se Irani vijoi koordinimin me grupet e armatosura aleate në Irak dhe Jemen, ndërsa synonte të rriste koston e çdo ndërhyrjeje të ardhshme amerikane. Në këtë situatë, vëmendja rikthehet te Ngushtica e Hormuzit, një prej korridoreve më strategjike të energjisë në botë....
Burimi:
ntv.al