Shkoi në plazh vetëm 24 orë pas tërmetit vdekjeprurës, ministri kolumbian i Strehimit përballë kritikave
Ministri i Strehimit i Kolumbisë, Jaime Andrés Beltrán, është përballur me kritika të forta pasi u fotografua në një plazh në Santa Marta, së bashku me familjen e tij, vetëm pak ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin më 10 gusht. Tërmeti me magnitudë 7,4 shkaktoi afro 300 viktima dhe la mijëra banorë pa shtëpi. Fotot dhe videot e ministrit në plazh u përhapën gjerësisht në rrjetet sociale gjatë fundjavës. Opozita e majtë ka paralajmëruar një mocion mosbesimi ndaj tij, duke e akuzuar për neglizhencë në një moment kur mijëra familje të prekura kanë nevojë urgjente për ndihmë dhe strehim. Beltrán i ka kundërshtuar akuzat, duke deklaruar se nuk kishte shkuar me pushime, por kishte kaluar disa orë me bashkëshorten dhe fëmijët, të cilët nuk...
Burimi:
vizionplus.tv