“Arsimi profesional, shtylla e ekonomisë”, ambasadori gjerman: Investojmë 14 mln euro për një sistem më modern

“Arsimi profesional, shtylla e ekonomisë”, ambasadori gjerman: Investojmë 14 mln euro për një sistem më modern

Në Konferencën Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku u diskutuan rezultatet e reformës në arsimin profesional dhe vizioni “Aftësi 2030” për zhvillimin e aftësive dhe rritjen e punësimit, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, vlerësoi rolin kyç të arsimit profesional në zhvillimin ekonomik të vendit. Bergner theksoi se arsimi profesional përbën shtyllën kurrizore të ekonomisë dhe krijon themelet për inovacionin, konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Sipas tij, Shqipëria nuk mund të mbështetet vetëm te juristët apo menaxherët, por ka nevojë edhe për punonjës të kualifikuar që fitojnë aftësi praktike përmes arsimit profesional. “Vizioni për të ardhmen dhe zhvillimin e aftësive në vend kalon përmes arsimit profesional. Arsimi profesional është një shtyllë kurrizore e ekonomisë, themeli i inovacionit dhe zgjidhja për një zhvillim të...