Arrestohet piloti, dyshohet se kontrabandoi mbi 70 mijë pilula ekstazi në Indonezi

Arrestohet piloti, dyshohet se kontrabandoi mbi 70 mijë pilula ekstazi në Indonezi

Një pilot i Malaysia Airlines është arrestuar në Xhakartë pasi u kap duke transportuar rreth 26 kilogramë MDMA (mbi 70,000 pilula ekstazi) dhe një sasi të vogël metamfetamine nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar Soekarno-Hatta. Policia njoftoi se në bagazhin e tij u gjetën 14 pako me MDMA(pilula ekstazi) dhe një sasi e vogël metamfetamine. Testi i urinës i kryer pas arrestimit rezultoi pozitiv për kokainë, MDMA dhe metamfetaminë, ndërsa hetuesit gjetën në çantën e tij edhe një shishe me urinë të pastër, e cila dyshohet se do të përdorej për të manipuluar testet e drogës. Gjatë marrjes në pyetje, piloti pranoi se i ishin premtuar rreth 13 mijë dollarë për transportimin e drogës dhe deklaroi se kjo ishte hera e tretë që kryente kontrabandë të narkotikëve drejt...