Arrestime të mëtejshme në Këshillin e Qytetit të Stambollit
Autoritetet turke kanë arrestuar pesë të dyshuar të tjerë, si pjesë e hetimeve për korrupsion në administratën e qytetit të Stambollit të udhëhequr nga opozita. Ata akuzohen për pranim ryshfeti dhe pastrim parash, raportoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, duke cituar zyrën e prokurorit publik të Stambollit. Midis të arrestuarve janë ish-nënkryetari i bashkisë së distriktit të Beshiktashit dhe kreu i departamentit të burimeve njerëzore të bashkisë. Të hënën, 57 të dyshuar u arrestuan gjatë një bastisjeje në një degë të qeverisë së qytetit të Stambollit. Ata përballen me akuza që lidhen me manipulimin e tenderëve për kontrata. Arrestimet janë pjesë e një sërë masash të ngjashme kundër këshillave lokale të udhëhequra nga partia kryesore e opozitës, Partia Republikane Popullore ose CHP. Në...
Burimi:
syri.net