Ankaraja ndez fitilin/ Urdhër-arrest për Beniamin Netanyahun, kryeministri izraelit i shpall luftë
Përplasja Ankara–Tel Aviv përshkallëzohet. Pas vendimit të autoriteteve turke për të lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ky i fundit ka reaguar me tone të ashpra ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan. Netanyahu e ka cilësuar Erdogan si “diktator antisemit”, duke e akuzuar për represion ndaj kundërshtarëve politikë, burgosjen e gazetarëve, trajtimin e kurdëve dhe mbështetjen ndaj Hamasit. Sipas Netanyahut, urdhër-arresti lidhet me hetimet turke për ndërhyrjen izraelite ndaj një flotiljeje aktivistësh që po udhëtonte drejt Gazës. “Përpjekja patetike e Erdoganit për të frikësuar udhëheqësit dhe ushtarët e Izraelit nuk do të ketë sukses”, deklaroi Netanyahu, duke e akuzuar presidentin turk se po përpiqet ta zgjerojë përplasjen me Izraelin edhe në Siri. Vendimi i Ankarasë dhe kundërpërgjigjja e Tel Avivit hapin një tjetër...
Burimi:
ntv.al