Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit
Një analizë e publikuar së fundmi nga “Forbes” vlerëson se presidenti rus Vladimir Putin po përballet me një kombinim sfidash ushtarake, ekonomike dhe politike, të cilat sipas autorit mund të dobësojnë ndjeshëm pozitën e tij në vitet e ardhshme. Analiza argumenton se zhvillimet në luftën në Ukrainë, pakënaqësia në rritje brenda Rusisë dhe presioni mbi elitat politike mund të krijojnë kushte për një krizë të brendshme në Kremlin. Sipas autorit, sulmet e vazhdueshme me dronë nga Ukraina ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturës energjetike në Krime kanë vështirësuar furnizimin me karburant të gadishullit. Thuhet se, për shkak të dëmtimit të rrugëve të furnizimit, ura e Kerçit mbetet korridori kryesor logjistik për forcat ruse dhe për këtë arsye konsiderohet një objektiv me rëndësi strategjike. Autori pretendon, duke...
Burimi:
javanews.al