Alarm në NATO/ SHBA zbulon skenarin e frikshëm të Putinit për sulm ndaj aleancës

Alarm në NATO/ SHBA zbulon skenarin e frikshëm të Putinit për sulm ndaj aleancës

Inteligjenca amerikane ka ngritur shqetësimin për një skenar të ri të përplasjes mes Rusisë dhe NATO-s. Sipas një raportimi të The Wall Street Journal, Moska mund të shqyrtojë mundësinë e ndërmarrjes së një aksioni të kufizuar ndaj një vendi anëtar të Aleancës, me synimin për të testuar reagimin dhe unitetin e NATO-s. Vlerësimet e cituara nga media amerikane e vendosin këtë mundësi në një periudhë që nis nga vjeshta e vitit 2026 dhe shtrihet deri në vitin 2029. Megjithatë, bëhet e qartë se nuk ka një datë konkrete për një sulm dhe se një inkursion tokësor konsiderohet aktualisht një skenar me probabilitet të ulët. Skenarët e mundshëm nuk lidhen domosdoshmërisht me një luftë të gjerë. Rusia mund të përdorë sulme kibernetike, sabotazh ndaj infrastrukturës kritike,...