Alarm global për Ebola/ Mjeku amerikan infektohet në Kongo, transportohet me urgjencë në Gjermani

Alarm global për Ebola/ Mjeku amerikan infektohet në Kongo, transportohet me urgjencë në Gjermani

Alarm për përhapjen e Ebola në Afrikë, pasi një mjek amerikan rezultoi pozitiv me virusin vdekjeprurës gjatë një misioni humanitar në Kongo dhe u transportua me urgjencë në Gjermani për trajtim të specializuar. Sipas autoriteteve shëndetësore amerikane, mjeku ishte pjesë e një ekipi misionarësh mjekësorë që punonte në zonat e prekura nga shpërthimi i Ebolës në Kongo. Ai shfaqi simptoma gjatë fundjavës, duke detyruar autoritetet amerikane të organizonin menjëherë transferimin e tij në Gjermani. Dr. Satish Pillay, menaxher i incidenteve të Ebolës në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, deklaroi se gjashtë persona që kanë pasur kontakte të afërta me mjekun ndodhen ende në kryeqytetin kongolez, Kinshasa, por deri tani nuk kanë shfaqur simptoma. Autoritetet amerikane po shqyrtojnë mundësinë që grupi të transferohet në...